E martë, 26 Maj, 2026
Microgreen

Midhje të furrës

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një antipastë për të lëpirë gishtat, nga shef Mondi.

Për 4 persona

20 midhje të mëdha

1 tufë majdanoz i grirë

1 thelb hudhër e grirë imët

 4-5 lugë bukë e thatë e grirë

vaj ulliri sipas dëshirës,

kripë sipas dëshirës,

piper sipas dëshirës,

15 gram parmixhano e grirë,

Pastrojmë midhjet me një furçë dhe i lajmë mirë, duke i fërkuar me njëra-tjetrën në ujë të rrjedhshëm.

I hapim me ndihmën e një thike me majë, duke e lëne tulin në njërën nga guaskat (tjetrën e hedhim).

Marrim guaskën me tulin dhe  e shtrojmë në një tavë me tulin përsipër.

Në një tas përziejmë gjithë përbërësit, veç vajit.

Mbi çdo midhje hedhim përzierjen me bukën e grirë dhe produktet e tjera, duke u kujdesur që tuli të mbulohet plotësisht me një shtresë uniforme.

Hedhim më pas dhe vajin e ullirit në formë shiu sipër bukës së grirë, dhe i fusim në furrë me temperaturë 230°C për rreth 20 minuta.

 I heqim nga furra kur të kenë marrë ngjyrë të kuqërremtë, i vendosim në një pjatancë antipaste, dhe i shërbejmë të ngrohta.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top