E martë, 26 Maj, 2026
Microgreen

Bonet (ëmbëlsira me rum dhe amareta)

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Bonet është një ëmbëlsirë e thjeshtë, me pak përbërës dhe tejet e shijshme. Shef Mondi, ndan me ne recetën, për tërë ata që kanë qejf ta përgatisin në kushtet e shtëpisë dhe jo vetëm.

Për 6 persona

Qumësht 370 ml

 Vezë 3 kokrra

Sheqer 110 gr

Rum 5 ml

Amareta 75 gr

Për karamelin

125 gr sheqer

Përgatisim karamelin, duke hedhur sheqerin në një tenxhere me bisht, dhe e vendosim në zjarr mesatar. E lëme derisa të marrë ngjyrë të kuqërremte të hapur,  pa e përzierë, duke e lëvizur tenxheren vazhdimisht në formë rrethore, që të kararamelizohet në mënyrë uniforme.

E hedhim karamelin në 6 tasa kremi karmel dhe i lëmë të ftohen.

Vëmë qumështin të ziejë dhe, ndërkohë, rrahim vezët së bashku me sheqerin, derisa të shkrijë sheqeri dhe të jetë krijuar një krem.

Shtojme kakaon, amaretat e thërmuara imët dhe rumin. I përziejmë shumë mirë, që të krijohet një masë homogjene.

Shtojmë qumështin e ngrohtë në formë currili ,duke e përzierë vazhdimisht.

Masën përgatitur e ndajmë në format ku kemi hedhur karamelin (mund të përdorni edhe një formë të vetme, që  e nxe sasinë e përgatitur).

Pastaj i/e pjekim në furrë të paranxehur në temperaturaen 160 °, për rreth 40-45 minuta.

I lëmë të ftohen,  dhe vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë përpara se t’i shërbejmë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top