E martë, 26 Maj, 2026
Microgreen

Kungull vjeshtak i mbushur me mish viçi e karrota

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kungujt e mëdhenj të vjeshtës, ose siç njihen ndryshe dhe si kungujt e Hallouinit, mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe janë një prej recetave më të shijshme e më të ushqyeshme të vjeshtës.

MetropolPost ju propozon sot recetën e kungullit të mbushur  me mish viçi tasqebap e kërpudha, një recetë kjo e përdorur kryesisht në Francë, por e gatueshme pa asnjë vështirësi edhe në Shqipëri.

Përbërësit

2 kunguj të vegjël

500 g mish viçi tasqebap

250 g karrota

1 qepë

1 kërcell selino

3 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 tufë majdanoz

60 gramë salcë domate

Pak salce soje

Kripë sipas dëshirës

Piper sipas dëshirës.

PËRGATITJA

Nxeheni  furrën paraprakisht në 210°C.

Ndërkohë përgatisni kungujt. Lajini mirë me ujë të rrjedhshëm,  prejuani bishtin si kapak, pastrojuni farat brenda me një lugë, lyejini me kripë vaj e piper brenda dhe jashtë, dhe mbi një letër alumini, vërini të piqen për rreth 40 minuta

Qëroni qepën dhe hudhrën, grijini imët. Lani dhe pastroni karrotat. Prijini copa kubike.

Në fund lani e prisni edhe majdanozin, duke ruajtur paksa si gjithnjë për zbukurim.

Në një tigan kaurdisni qepën dhe hudhrën në vajin e ullirit. Më pas shtoni karrotat, mishin, salcën e domates, dhe salcën e sojës (kjo e fundit sipas dëshirës).

Jepini shije me kripë e piper sipas dëshirës, dhe zjejini me zjarr të ulët për rreth 20 minuta, aq sa mishi të shpohet me pirun.

Nxirrini kungujt nga furra, mbushini me përbërjen që përgatittët dhe vërini të piqen së bashku edhe për 10 a 15 minuta të tjera,  sa të marrin shijen e njëra tjetrës.

Në fund, nxirreni nga furra, zbukurojeni me majdanozin e hequr mënjanë dhe shërbejeni sapo të ftohet paksa.

Shënim: Recetës mund t’i shtoni sipas dëshirës selino, spec djegës apo edhe erëza të tjera që i shijoni. Për ta bërë sa më të shijshme, mund t’i shtoni edhe disa thelpinj arre, perpara se ta piqni 10 minutat e fundit së bashku me kungullin.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top