E premte, 20 Nëntor, 2026
Politikë

“Me kanë kërcënuar në derë të shtëpisë”/ Elisa Spiropali drejton gishtin nga Belinda Balluku për shantazhet ndaj saj dhe familjes së saj

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ish kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka pohuar mbrëmjen e djeshme se pas ngritjes së zërit në Partinë Socialiste, ajo është kërcënuar rregullisht “nga Belinda Balluku, dhe institucionet që drejton ajo”. Në Top Story-n e Grida Dumës, Spiropali theksoi se nuk është kërcënuar vetëm ajo, por edhe familjarë të saj.

Grida Duma: …për të përdorur pushtetin për të të ndëshkuar ty me kosto personale.

Mobileri

Elisa Spiropali: Po, po nga mëngjesi deri në darkë, dhe këto janë vënë në dijeni të plotë të gjithë, po unë jam krenare që t’i mbaj këto kosto. Në derë të shtëpisë, në derë të familjes time e të tjerë e të tjerë, në rast se, për shembull…

Grida Duma: Nga kush?

Elisa Spiropali: Nga Belinda Balluku dhe institucionet e këtij shteti, ato që ajo ende kontrollon në shtetin shqiptar. Dhe nuk është puna që i kontrollon ajo. Puna është që një njeri i cili është absolutisht sot i pandehur me dosje, me problematika të rënda me drejtësinë, mund ende të përdori institucionet e shtetit shqiptar për t’i bërë presion deri edhe ish-kryetares së Kuvendit, deputetes së Partisë Socialiste. Atëherë çfarë ndodh me individët që protestojnë në rrugët e Shqipërisë? Kush u shkon atyre në derë? Shiko. Kush u shkon? Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili është i emëruar i personal i Belinda Ballukut, ministri që është i emëruar prej saj, apo qeveria e cila është e ndarë përgjysëm. Dhe unë thirrjen e kam këtu për Edi Ramën dhe jam shumë e drejtpërdrejtë. Është kryeministri i vendit. I kemi besuar me votë…I kemi besuar me të gjitha energjitë tona, kemi vënë fytyrën tonë, Partia Socialiste e gjitha se nuk ka lidhje këtu…”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top