
Ka dhënë deklarata të forta mbrëmjen e djeshme ish kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila e ka drejtuar kësaj radhe gishtin nga ish ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, si modelin më të keq qeverisës në PS e po ashti edhe si viktimën e këtij modeli.
Sa më poshtë citojmë fjalët e Elisa Spiropalit, thënë në Top Story të Grida Dumës.
Spiropali: Belinda Balluku, që më del emri gjithkund në përballjen me veten edhe pse unë s’e kam përmendur askund, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike, por në të njëjtën kohë është edhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë. Këtë kam besuar unë në momentin që nuk kam shkuar në parlament për të votuar për imunitetin.

Duma: Si mund të jetë dhe viktima dhe shkaku?
Spiropali: Dhe më lejo ta shtjelloj. Më lejo ta shtjelloj. Në momentin dhe në kohët kur pushteti personalizohet deri në pikën që nuk ka më, nuk ka më filtra, nuk ka më kontrolle brenda forcës politike ashtu siç është shumë e qartë tashmë që nuk ka, pra nuk ka më guxim politik, nuk ka më ngritje nëpër forume për të diskutuar problematika, nuk ka përballje me çështjet e rëndësishme të qeverisjes apo të Partisë Socialiste, sigurisht që edhe modeli i mesazheve, telefonatave, i zgjedhjeve personale, i gabimeve të rënda është pa diskutim i pashmangshëm.
Rakipllari: …t’i bëj një pyetje për modelin Balluku. Është modeli Balluku, ju e kundërshtoni tani për shkak se ai është fitues në PS pra, sepse ajo ka më shumë pushtet?
Spiropali: Unë nuk merrem fare me emra. Se po të them, unë kam keqardhje, unë kam keqardhje në këtë rast edhe për personin e saj, për faktin që është grua, për fëmijët e saj, madje edhe për shpirtin e saj.

