
Deputeti i PD Gazmend Bardhi, ka publikuar të tjera akuza mbi ish zwvendskryeministren Belinda Balluku, duke e vënë theksin k
“Belinda Balluku e ka korrupsionin të shkruar në ballë”, shkruan Bardhi në statusin e tij. “. “Në kuptimin e parë të fjalës. Belinda Balluku ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj. Por çështja nuk është si duket Belinda Balluku, por sa para ka paguar ajo për këto ndërhyrje, pse nuk i ka deklaruar dhe nga kanë ardhur paratë. Vetëm për rinovimin e fytyrës, kryeministrja në hije ka bërë ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Ajo është kliente e një kirurgu plastik, të njohur ndërkombëtarisht, që ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro të Belinda Ballukut. Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, siç e përcakton ligji. Ajo e ka fshehur pagesën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh. Sa për krahasim, me 69 mijë euro që Belinda Balluku paguan për t’u bërë operacione plastike, mund të paguhet një pensionist në qytet me pension mesatar për rreth 29 vjet. Masakra të tilla korrupsioni vetëm SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk i gjurmon dot, sepse ia kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën. Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK, mund të terrorizojë gjithë PS-në, por ajo nuk mundet t’i fshihet të vërtetës, që e ka të shkruar në ballë: Belinda Balluku është e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari për këtë!” përfundon ai shënimin e tij.


