E martë, 26 Maj, 2026
Microgreen

Spaghetti me salcë borziloku dhe gjethe Capucine (Nasturtium)

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sugjerimi i sotëm nga shef Mondi, është një recetë tejet thjeshtë dhe e njohur, modifikuar me shijen e patjetërsueshme të Nasturtiumit, e cila njihet ndryshe edhe si ‘spaghetti ala genovese’.

Përbërësit për 4 persona

Spaghetti 320 gr

Borzilok 50 gr

Stika pishe 15 gr

Hudhër, 1 thelp jo shumë i madh

Djathë “pecorino” i grirë, 30 gr

Djathë parmixhano i grirë, 70 gr

Vaj ulliri extra i virgjër, 100 ml

Kripë e trashë sipas dëshirës

Sygjerim i shefit: për dekor 8 gjethe Capucine (Nasturtium)

Për të përgatitur spaghetti me salcë gjenoveze, e nisim na përgatitja e salcës, ose siç njihet ndryshe pestos gjenoveze.

Për të përgatitur peston, ndajmë gjethet nga kërcelli i borzilokut. Nuk duhet t’i lani me ujë të rrjedhshëm, por t’i pastroni me një leckë të lagur dhe të shtrydhur mirë.

Hedhim hudhrën dhe 3 deri 4 kokrra kripë të trashë në një havan dhe  nisim e shtypim derisa të bëhet një krem hudhre.

Shtojme gjethet e borzilokut së bashku me pak kripë të trashë, dhe e shtypim duke e rrotulluar shtypësin nga e majta në të djathtë. Në të njëjtën kohë, rrotulloni edhe havanin në drejtim të kundërt (nga e djathta në të majtë).

Vazhdojmë kështu deri sa të formohet një lëng i gjelbër, i dalë nga gjethet e borzilokut.

Shtojmë stikat e pishës dhe vazhdojmë shtypjen në havan derisa të bëhet një krem homogjen. Shtojmë djathrat e grirë pak nga pak, derisa të përftojmë një salcë edhe më kremoze.

Në fund, shtojmë vajin e ullirit ekstra të virgjër, të cilin e hedhim ngadalë, duke trazuar vazhdimisht me shtypësin, derisa të arrijmë  një salcë homogjene. I gjithë procesi mund të kryhet edhe duke i hedhur tërë përbërësit në një mikser elektrik dhe grirë së bashku, por përgatitja në mënyrë tradicionale, ka tjetër shije dhe emocion).

Vendosim një tenxhere me 4 litra ujë në zjarr dhe, kur uji të fillojë të vlojë, e rregullojmë me kripë dhe hedhim makaronat të ziejnë, duke u kujdesur t’i përziejmë  në fillim,   që të mos ngjiten.

Në një enë shtojmë peston, dhe e hollojmë me pak nga uji i gatimit të makaronave, duke e përzierë mirë.

Kur makaronet të jenë gati, i hedhim tek ena ku kemi salcën e pestos dhe i përziejmë mirë derisa  ta marrin të gjithë salcën.

Sygjerimi im për të dalë paksa nga skemat: shërbejini të ngrohta, të shoqëruara me dy gjethe Capucine (Nasturtium) për racion, për t’i shtuar një shije pak pikante.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top