Nisur nga 19 prilli, Greqia do bëjë të detyrueshëm testimin personal të punonjësve të shërbimeve.
Ky ka qenë vendimi i autoriteteve greke, të cilat këtë të mërkurë kanë marrë vendimin që sektorë si dyqanet, restorantet dhe transportet, të kenë mundësitë të testohen vetë, nëse kanë simptoma të covid-19.
Vendimi erdhi pasi Greqia e përdori këtë si metodë teksa ktheu studentët dhe mësuesit në bankat e fakultetit, duke u shpërndarë atyre kite për bërjen e testit në kushtet e shtëpisë.
Nisur nga rezultati pozitiv i kësaj metodologjie, tashmë shteti fqinj po mendon ta zgjerojë edhe më tej testimin. Kështu, përveç personelit të shitjeve dhe blerjeve me pakicë, atyre të restoranteve dhe transportit, punëtorëve të shërbimeve të pastrimit, parukierëve dhe dyqaneve të basteve, u duhet të bëjnë një test në javë nisur që prej 19 prillit, tha ministri grek i Punës gjatë një interviste mbi covid 19. Jemi duke bshkëpunuar që të shmangim përhapjen e koronavirusit në punë, u shpreh ai, duke deklaruar madje edhe gjoba për punëdhënësit që nuk siguronin kryerjen e testeve.
Sipas mediave vendave, muajt e fundit spitalet përreth Athinës kanë luftuar për t’i bërë ballë situatës, ndërkohë që, sipas ministrit të Shëndetësisë Kikilias, situata duket e stabilizuar.