E dielë, 14 Qershor, 2026
Lajme

Larje hesapesh në Lutsa të Greqisë/ Gjashtë shqiptarë ekzekutohen në makinë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lutsa të Greqisë mbrëmjen e sotme, ku gjashtë shqiptarë janë ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në orën 18.00 të mbrëmjes, dhe pesë  prej të ekzekutuarëve kanë qenë brenda në makinë, kurse i gjashti jashtë.  

Policia nuk e ka identifikuar menjëherë identitetin e të ekzekutuarëve. Më pas, ajo ka bërë me dije se ata ishin shqiptarë.

Në deklaratat paraprake thuhet policia ka mbledhur në vendin e ekzekutimit  rreth 25 gëzhoja prej një pistolete 9mm, ndërsa akti cilësohet si një larje hesapesh.

Nga dëshmitë e para marrë nga banorët e frikësuar, atentatorët përcaktohen si “një grup xhelatësh të pamëshirshëm që hipnin në një motor të madh dhe një makinë”.

E teksa policia greke po heton motivet e ngjarjes, media greke e cilëson aktin si një akt terrori të pandodhur më parë në Greqi.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top