E hënë, 9 Nëntor, 2026
Vendi

Porti i Durrësit/ Ikën Liburn Aliu, vjen Andrea Shllaku

· 1 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Portit të Durrësit. Në vend të tij, është emëruar Andrea Shllaku, i cili më herët ka mbajtur postin e nëndrejtorit të Portit.

Raportohet se Aliu e ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë pas kërkesës së kryeministrit për dorëheqjen e drejtorëve të institucioneve në varësi të ministrive, përfshirë nivelin qendror dhe rajonal.

Liburn Aliu e mbante këtë post që prej tetorit të vitit 2025. Dy muaj para se të merrte këtë detyrë, ai ishte larguar nga qeveria e Albin Kurtit si ministër i Infrastrukturës.

Mobileri
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top