E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Bashkia Vlorë sapo ka publikuar një lajmërim urgjrent për banorë e Novoselë. Ajo u kërkon atyre evakuimin e menjëhershëm, për hir të kushteve të rënduara atmosferike.

Njoftimi i plotë

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

  • Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
  • Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
  • Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
    si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
    Bashkisë Vlorë
    Njësisë Administrative Novoselë

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
  • Prefektin e Qarkut përkatës
  • Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

  • Fëmijët
  • Të moshuarit
  • Personat me aftësi të kufizuara
  • Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

  • Mjetet e Bashkisë
  • Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
  • Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

  • Policinë e Shtetit
  • Njësitë e kujdesit shëndetësor
  • Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

  • Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
  • Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
  • Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top