
Hubert Aiwanger, kreu i partisë Freie Wähler (Zgjedhësit e Lirë) dhe Ministër i Ekonomisë i landit të Bavarisë, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare në një hotel në Berlin, sipas raportimeve të gazetës Bild. Burime brenda qeverisë bavareze dhe policisë së Berlinit e kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa familja e Aiwanger-it është njoftuar tashmë.
Çfarë ndodhi: Detajet lidhur me shkakun e vdekjes nuk dihen ende. Aiwangeri kishte planifikuar të mbante një fjalim atë pasdite, me rastin e hapjes së një zyre në Berlin për partinë Freie Wähler – një parti të cilën ai e drejtonte si në nivel federal, ashtu edhe në atë rajonal.
Megjithatë, sipas agjencisë së lajmeve DPA, ai qe tërhequr për arsye shëndetësore dhe kishte bërë marrëveshje që dikush tjetër ta zëvendësonte. Më pas, u gjet pa shenja jete në dhomën e tij të hotelit.

Kush ishte ai: Hubert Aiwanger-i lindi më 26 janar 1971 në Ergoldsbach, në Bavarinë e Poshtme. Në vitin 2008, ai u zgjodh në Landtag-un bavarez (parlamentin e landit) si përfaqësues i “Zgjedhësve të Lirë”, ku më vonë shërbeu edhe si kryetar i grupit parlamentar të partisë së tij.

