E enjte, 29 Tetor, 2026
Teknologji

Ligji i shtetit të Nju Jorkut ndalon të miturit të bashkëveprojnë me chatbotet: “Nuk mund të gjenerojnë përmbajtje që i bëjnë të duken si njerëz.”

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka nënshkruar një ligj që ndalon të miturit të bashkëveprojnë me “shokë” që bazohen tek inteligjenca artificiale – një përkufizim që përfshin shumicën e chatbot-eve që gjenerojnë inteligjencën artificiale aktualisht në treg. Ndërsa disa shtete të tjera, përfshirë Kaliforninë, kanë miratuar tashmë legjislacionin që rregullon përdorimin prej të miturëve të “shokëve” që bazohen në inteligjencën artificiale, askush nuk ka vendosur një fushëveprim kaq të gjerë më parë.

Tech:NYC, organizata që përfaqëson sektorin e teknologjisë në Nju Jork, e ka kritikuar masën e nënshkruar nga Hochul, duke e drejtuar gishtin nga “gjuhë e paqartë e saj”, e cila ngre “pyetje serioze” sa u takon shkeljeve tmë parë mundshme të Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së – e konkretisht me lirinë e shprehjes.

Në terma praktikë, ligji kërkon që operatorët e chatbot-eve të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe të sigurojnë që ndërfaqja e inteligjencës artificiale të mos shfaqë karakteristika të caktuara kur përdoruesi është i mitur.

Mobileri

Konkretisht, ligji përcakton që një chatbot nuk mund të gjenerojë përmbajtje që nënkuptojnë se është “njeri, i gjallë ose i aftë të përjetojë emocione njerëzore”. Për më tepër, nuk duhet t’i përkufizojë ndërveprimet me një të mitur si një marrëdhënie “personale” apo “profesionale”, e as nuk mund të marrë rolin e një “figure të besuar” ose mentori.

Sipas organizatës, legjislacioni “mund të kufizojë aksesin në mësimdhënien private, mbështetjen për detyrat shtëpisë etj., ndërkohë që njëkohësisht rrit rreziqet që lidhen me shfrytëzimin e të dhënave të të miturve”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top