E martë, 23 Qershor, 2026
Teknologji

Një “spiun” për shefat: byzylyku që tregon si ndihesh

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Duket si një byrzylyk që mat rrahjet e zemrës, por është në fakt një aparaturë  që i tregon shefit nëse jeni të lumtur apo jo.  

Moodbeam, pajisja që mbahet në kyçin e dorës, përdoret pikërisht për t’u lejuar punëdhënësve monitorimin e gjendjes shpirtërore të punonjësve. Ajo lidhet me internetin dhe një aplikacion në celular, dhe, në kohë reale, mund t’i përcjellë punëdhënësit gjendjen shpirtërore të anëtarëve të stafit.

Pajisja ka dy pulsantë, një të verdhë e një blu, të cilët, pasi i shtyp, dëshmojnë respektivisht nëse je i lumtur (i verdhi), apo i trishtuar (bluja).

Në kontekstin e pandemisë, kur një pjesë e mirë e stafeve punojnë online, pajisja është parë si me vlerë për të monitoruar gjendjen shpirtërore të stafeve. Përmes saj, thotë bashkëthemeluesja e produktit, Christina Colmer McHugh, shefat mund t’i pyesin punonjësit e tyre si ndihen, pa i marrë aspak në telefon.

Pajisja është hedhur në treg në 2016 dhe duket se po ngjall interes në tregun britanik.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top