E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Berisha: “Basha ka zhvilluar një fushatë të të shkëlqyer, Rama më ka kthyer në Perëndinë e tij”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ish- kreu I PD-së Sali Berisha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi në A2CNN, se lideri i vetëm i kësaj fushate është Lulëzim Basha. Unë jam përpjekur të jap ndihmesën time në çdo fushatë, tha ai, por  lideri i vetëm  kësaj fushate është Lulëzim Basha.  Që të gjithë të tjerët, paperjashtim, janë dhe duhet të jenë në mbështetje të tij, programit, ideve dhe ekspozeve të tij.

Këshillat e mia për Bashën janë gjithnjë çështje private, kur i kërkon i ka të padiskutueshme, por ajo që dua të them, është se ai ka zhvilluar në kushtet e pandemisë, fushatën më të shkëlqyer që mund të zhvillonte një njeri. Programi i Bashës është përgatitur nga ekspertët më të mirë në botë, nga një punë e kujdeshme dhe ka pasur një impakt shumë pozitiv tek njerëzit.

Do bë një sqarim për shqiptarët, tha më tej Berisha.  Edi Rama ka probleme të mëdha fizike dhe psiqike. Për shkak të problemeve të tij psiqike, ai vuan nga një sindromë që quhet sindromi I mohimit. Ky sindrom kategorizohet nga mospranimi në mënyrë kadegorike i të vërtetave të hidhura që nuk të pëlqejnë, bën gjithçka për të mos i pranuar. Në këtë kontekst, për Edi Ramën Sali berisha është bërë perëndia i tij , mbas parasë. Po pse do thuash ti. Është një lloj refleksi i njerëzve primitivë, që kur shihnin zjarrin apo ujin dhe nuk kishin ç’ti benin, i shndërronin në Perëndi. Këtë ka bërë Rama me Sali Berishën.  E njëjta gjë dhe me Lulëzim Bashën. Rama e sheh që Basha po e varros, përfundimisht  dhe çfarë bën? Nuk i reziston dot dhe çfarë bën. Lulëzim Basha thotë, është një kukull, nuk ekziston, pavaresisht se tri muajt e fushatës, nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm imitimin e fushatës së tij.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top