“Në përputhje me armëpushimin, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës shpallet plotësisht i hapur për pjesën e mbetur të periudhës së armëpushimit në rrugën e koordinuar”, deklaroi Ministri i Jashtëm iranian Araghchi në X. Raundi i ardhshëm i negociatave SHBA-Iran pritet në Islamabad, me shumë mundësi të dielën, raporton Axios.
Ndërkaq Trump ka deklaruar se pavarësisht hapjes së Hormuzit, bllokada e SHBA mbetet në fuqi: “Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur, funksionale dhe gati për tranzit të plotë. Megjithatë, bllokada detare do të mbetet plotësisht në fuqi dhe efektive ekskluzivisht kundër Iranit derisa transaksioni ynë me Iranin të jetë përfunduar 100% “, deklaron ai në platformën e tij sociale Truth.
Trumpi ka deklaruar po ashtu se nuk ka shkëmbim parash me Iranin për materiale bërthamore, teksa ka paralajmëruar NATO-n të qëbdrojë larg Hormuzit, duke e cilësuar si “tigër letre dhe tê pa vlerë”
“Tani që situata në Ngushticën e Hormuzit është zgjidhur, mora një telefonatë nga NATO në të cilën ‘aleatët’ më pyetën nëse kishim nevojë për ndihmë. U thashë atyre të qëndronin jashtë, përveç nëse thjesht duan të mbushin anijet e tyre me naftë. Ata ishin të padobishëm në orën e tyre të nevojës: një tigër letre”, deklaroi ai po në rrjetin e tij social Truth.




























