E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Sëmuret me covid-19, familjarët bëjnë ç’është e mundur të bëjnë publike falënderimin për mjekët Spitalit Rajonal Memorial të Fierit

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

E teksa përgjithësisht njerëzit janë të prirur t’ua hedhin fajin mjekëve për problematikat e ndryshme në shëndetin e të afërmëve, një rast ndryshe e mbreslënës vjen nga Fieri për MetropolPost, ku familjarët e Vilson Beles, një pacienti që vuan aktualisht pasojat e covid-19, këmbëngulin me se s’bën që redaksia të publikojë falenderimin e tyre.

Mes të tjerave, familjarët e Vilson Beles falënderojnë mjeken Eneida Bozaxhiu, si  dhe stafin e saj për kujdesin ndaj të shtrenjtit të tyre, e po ashtu edhe nëndrejtoreshën Rudina Degjoni dhe nëndrejtorin Abdylazis Can. Në shënimin e dërguar nga familja Bele në redaksinë e MetropolPostit,  lexohet qartë ndjesia e mirënjohjes për punën e mjekëve, e po ashtu edhe mbështetjen e dhënë prej tyre.

Sa më poshtë, shënimi i plotë i familjarëve të Vilson Beles:

Vilson Bele 68 vjeç, në muajin tetor u sëmur me Covid. Gjëndja e tij shëndetësore nuk ishte mirë. Ai shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe u trajtua me oksigjen në shtëpi. Në muajin janar iu shfaqën komplikacione në frymëmarrje dhe dhimbje në kraharor. Me urgjencë u paraqit në Spitalin Rajonal Memorial. Aty u prit nga mjekët, të cilët bënë një konsultë dhe vendosën të kryenin koronografinë, ku konstatuan dëmtime të arteries së anës së djathtë të zemrës dhe i vendosën dy stenda. Mjekja Eneida Bozaxhiu, së bashku me stafin e palodhur dhe të përkushtuar,  bënë maksimumin për të përmirësuar gjëndjen e Vilsonit.

Në muajin shkurt u intubua, ku qëndroi për 15 ditë. Falë kujdesit të doktorëve, gjendja e tij u përmirësua dhe tashmë po trajtohet  në pavion, duke u përmirësuar dita ditës. Ne si familjarë falënderojmë  me gjithë shpirt drejtoreshën Rudina Degjoni dhe nëndrejtorin Dr. Abdylazis Can,  të cilët, përveç suportit mjekësor, na kanë qëndruar pranë si një familje.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top