E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Covid-19: 501 raste të reja dhe 2 humbje jete

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Situata e Covid-19 në Shqipëri po bëhet përherë e më tepër problematike.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, për datë 8 nëntor, janë 501 raste të reja, dhe 2 humbje jete. Numri më i lartë i të prekurëve gjendet në Tiranë, ku vetëm ditën e sotme kanë rezultuar 219 të prekur.

Aktualisht sipas Ministrisë së shëndetësië, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë të intubuar.

Kujtojmë që situata e Covid-19 në Shqipëri u rëndua më tepër edhe nga hapja e shkollave 9-vjeçare e të mesme, të cilat me sa duket po shndërrohen në vatra të përhapjes së virusit. Ndërkaq, një shtim i skajshëm i virusit vihet re edhe në vende të ndryshme europiane (ku spikat Italia) e po ashtu edhe Amerikë e mbarë botën, ku duket se rrezikohet një mbyllje e dytë, që në fakt do ishte fatale për ekonominë globale.

Deri më tani, në tërë botën janë 50,675,209 të prekur, 35,740,464 të shëruar dhe 1,260,747 të vdekur.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top