E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Vetë-izolohet Tedros Adhanom Ghebreyesus. Dyshohet për Covid-19.

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është vetizoluar së fundmi në banesën e tij kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, për shkak se një nga personat me të cilët ai ka pasur kontakt, ka rezultuar i prekur me Covid 19.

Njoftimin e ka bërë vetë shefi I OBSH-se në tuiterin e tij, ku shprehet se “Jam identifikuar si kontakti i dikujt që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por, sipas udhëzimeve të OBSH-së, po izolohem në shtëpi e po punoj prej andej”.

Kujtojmë që Tedros Adhanom Ghebreyesus ka qenë ai që ka udhëhequr deri më tani betejën pandemike ndaj Covid-19, e cila, sipas të dhënave të Johns Hopkins University  ka marrë jetën e 1.2 milionë nejrëzve në gjithë botën dhe ka infektuar  45 milionë të tjerë.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top