E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Albert Bourla: “Të vaksinuarit mund të kenë nevojë për një dozë të tretë. Vaksina e kovidit, si ajo e gripit”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Drejtuesi i Pfizer-it, Albert Bourla ka deklaruar se ata që kanë marrë dy dozat e vaksinës Pfizer, mund të kenë nevojë  edhe për një dozë të tretë.

Në një intervistë për një nga rrjetet më të mëdha informative amerikane, ai u shpreh se të vaksinuarit me gjasa do kërkojnë edhe një dozë tjetër brenda 12 muajve, çka mund të nënkuptojë edhe një vaksinim vjetor të popullësisë.

Një skenar i mundshëm, u shpreh ai, është që me gjasa do ketë nevojë edhe për një dozë të tretë, diku pas gjashtë, pas dymbëdhjetë muajsh, e pastaj më tej do të bëhet një vaksinim i përvitshëm, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Ka vaksina si e poliomelitit, tha Bourla, ku mjafton vetëm bërja e një doze, por ka gjithashtu edhe vaksina të tjera, si gripi, për të cilën kemi nevojë çdo vit, sqaroi ai, duke theksuar se kjo e covid-19 i ngjan më tepër asaj të gripit, se sa asaj të poliomelitit.

Ndërkaq, Pfizer ka njoftuar nisjen e testimeve me dozën e tretë shtesë, për të parë se sa zgjat efektshmëria, ndërkohë që shkencëtarët në mbarë botën, ende nuk kanë rënë dakord mbi kohëzgjatjen e imunitetit që mund të merret prej vaksinimit fillestar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top