E hënë, 8 Qershor, 2026
Shëndetësi

Gazetari i ERTV u afron mikrofonin tek goja pacientëve me Covid-19. Stërklat mbi mikrofonin e gazetarin

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat e kundërshtarëve politikë, mbi numrin e shtretërve të mbetur nëpër spitalet Covid, apo cilësinë e tyre, kryeministri Rama po publikon përditë në faqen e tij në Facebook, xhirime nga brenda spitaleve Covid, me shtretërit bosh e me pajisjet e duhura, e madje edhe intervista të të prekurëve me Covid-19, të cilët dëshmojnë për punën e palodhur të mjekëve brenda tyre.

Foto nga dokumentari mbi spitalin Shefqet Ndoqi, shfaqur prej kryeministrit Rama në Facebook.

Në një prej intervistave të marra një prej pacientëve, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, vihet re që gazetari e ka afruar shumë pranë të sëmurës me covid-19 mikrofonin, dhe stërklat e të moshuarës teksa flet dhe uron mjekët, bien pikërisht mbi mikrofonin dhe skafandrën e gazetarit, që ndodhet thuajse ngjitur me të.

Kujtojmë që këshillat e mjekëve të Komitetit të Ekspertëve, por edhe të vetë Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë, kanë qenë, veç mbajtëses së maskës, edhe ruajtja e distancës, pikërisht për të shmangur infektimet me virusin që ka vënë në krizë një botë të tërë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top