E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Ilir Alimehmeti: “Njerëzit që e kanë kaluar kovid-19, nuk përfitojnë imunitet shtesë nga vaksinimi”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në një prej postimeve të veta, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka sqaruar për publikun  se kush është infektuar më parë në mënyrë simptomatike prej kovid-19, nuk përfiton asnjë imunitet shtesë shtesë.

Sipas Alimehmetit, një studim i kryer nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, Ohio – SHBA, kryer mbi krejt personelin spitalor  (52.238 persona), nga të cilët 2.579 persona e kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore dhe 49.659 persona nuk ishin infektuar, u kryen vaksinime mbi 1.359 (53%) e personave që e kishin kaluar sëmundjen  dhe 22.777 (41%) e personave që nuk ishin infektuar dhe nga rezultatet u pa se tek të infektuarit më parë, efekti i vaksinimit nuk luajti asnjë rol, ndërsa tek të painfektuarit më parë, pati një efektivitet prej 96.9 %.

Nisur nga ky studim, thekson Alimehmeti, autorët mendojnë se imuniteti i fituar nga infekimi natyror, ofron mbrojtje të efektshme nga infektimet e ardhshme kovid-19, dhe se pasiguria mbi kohëzgjatjen e imunitetit të ofruar, nuk është është argument i vleshëm për vaksinimin e njerëzve të infektuar më parë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top