E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Epidemiologu Alimehmeti: vaksinimi pas infektimit me kovid, rrit me rreth 16 % antirupat

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë më dije se vaksinimi pas infektimit me kovid, rrit me rreth 16 % antirupat tek të vaksinuarit.  

Ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar, shkruan ai.

Epidemiologu i referohet një studimi të kryer nga kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, New York, i cili kishte marrë nën vëzhgim pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kishin kaluar dhe atyre që nuk e kishin kaluar sëmundjen. Studimi kishte përfshirë  68 persona seronegativë (që nuk e kanë kaluar sëmundjen) dhe 41 seropozitivë që e kanë kaluar, dhe rezultatet e antitrupave kishin rezultuar 16 më të larta tek ata që e kishin kaluar virusin.

Sipas Alimehmetit, autorët e studimit kishin dalë në përfundimin se  kjo ndikon në politikën e ndjekur deri më tani për vaksinat, duke u ofruar vetëm një dozë atyre që e kanë kaluar sëmundjen, e duke pasur kështu në dispozicion më shumë doza vaksinash për të tjerët.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top