Përmes një letre, qeveria greke u ka kërkuar aleatëve të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe kreut të Kombeve të Bashkuara, që të dënojnë zyrtarisht deklaratët gjithnjë e më agresive të zyrtarëve turkë, duke u shprehur se tensionet aktuale dypalëshe, mund të përshkallëzohen në një konflikt të dytë të hapur në hapësirën evropiane.
Lajmin e bëjnë me dije gazetat greke, të cilat sqarojnë për publikun se në këtë letër Greqia bën të qartë se i duhet të të mbrojë edhe ishujt e saj lindorë, nga fqinji i saj më i madh dhe më i fortë ushtarakisht, përfshirë pikat turistike të Rodosit dhe Kosit, të cilat janë shumë më pranë Turqisë, sesa shtetit grek. “Qëndrimi turk është një faktor destabilizues për unitetin dhe kohezionin e NATO-s, duke dobësuar krahun jugor të aleancës në një moment krize”, citojnë këto media t’i ketë shkruar Dendias Stoltenberg.
Ministri i Punëve të Jashtme greke Dendias, e akuzoi të martën Turqinë për kryerjen e 6,100 shkeljeve të hapësirës ajrore greke këtë vit, duke përfshirë 157 fluturime mbi territorin grek. Nga sa bëjnë me dije mediat greke, Greqia rrëzon thuajse çdo ditë avionë luftarakë, për të identifikuar dhe përgjuar avionë ushtarakë turq, duke krijuar shpesh luftime të simuluara, të cilat kanë çuar në disa viktima në dekadat e fundit.
Si Greqia ashtu edhe Turqia, vitin e ardhshëm përballen me zgjedhje vendimtare në vendet reciproke.