E dielë, 12 Korrik, 2026
Kronikë

U tha se ishin shqiptarë, 6 të ekzekutuarit në Greqi rezultojnë kurdë, me emra turq e pasaportë franceze

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka tronditur tërë Greqinë ekezutimi mafioz i gjashtë personave në Lutsa të Greqisë, për të cilin u përfol se gjashtë të vrarët ishin me origjinë shqiptare.

Përndryshe nga sa u aludua mbrëmë, në mediat greke ditën e sotme bëhet me dije se gjashtë të ekzekutuarit janë me origjinë kurde, të ardhur në Greqi me gjasa për trafik droge.

Nga sa njofton gazeta e njohur greke Ekathemerini, të ekzekutuarit kishin emra turq, pasaporta franceze dhe udhëtonin me një makinë me targa gjermane.

Teksa hetimet në vend vazhdojnë, pistat e para janë ato të prishjes së pazareve të drogës dhe hakmarrjes mes grupeve rivale.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top