E enjte, 13 Gusht, 2026
Kronikë

Porto Çervo, fundoset superjahti me vlerë 8 milionë euro/ Mjeti lundrues zhytet në një thellësi prej shtatë metrash

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Një jaht me vlerë 8 milionë euro u fundos midis Isola dei Cappuccini dhe Capo Ferro në Bregun e Smeraldë, në mbrëmjen e së martës, më 11 gusht, dhe tani dergjet brinjaz në një thellësi prej rreth shtatë metrash.

Sipas raportimeve fillestare, mjeti 30-metërsh – dorëzuar te pronari vetëm katër ditë më parë – ndaloi së funksionuari për shkak të problemeve me motorin. Në bord ndodheshin 14 persona, përfshirë mysafirë dhe ekuipazhin; asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.


Incidenti: Pronari i jahtit, një sipërmarrës italian, shoqërohej nga persona të tjerë, me gjasë duke shijuar pushimet në ujërat e Bregut të Smeraldtë. Papritur, ndodh një defekt në motor, i cili thuhet se shkaktoi zjarr në bord. Edhe pse flakët u vunë shpejt nën kontroll, incidenti bëri që uji të hynte në trupin e jahtit e si pasoj, mjeti përfundoi në shtratin e detit, në një thellësi prej shtatë metrash. Personat në bord u transferuan në mjete të tjera lundruese aty pranë, ndërsa pronari priti mbërritjen e ekipeve të shpëtimit dhe të Autoritetit Portual të La Madalenës.


Rreziku mjedisor: Jahti mbetet nën monitorim në pritje të mbërritjes së një anijeje rimorkio nga një kompani e specializuar, ngarkuar për ta rikthyer atë në breg. Raportohet se operacionet për menaxhimin e situatës kanë nisur tashmë. Monitorimi është gjithashtu thelbësor, për të shmangur një rrezik të madh: dëmtimin e mjedisit. Sipas raportimeve fillestare, nuk ka shenja të rrjedhjes së karburantit, por si masë paraprake, zona përreth trupit të anijes është rrethuar me barriera mbrojtëse, për të parandaluar përhapjen e ndonjë ndotjeje. Aksidentet me mjete lundruese që çojnë në derdhje karburanti janë, në fakt, dukuri e shpeshtë. Vetëm pak ditë më parë, në Salerno – siç raportuan media të ndryshme lokale – një varkë u fundos pranë bregdetit të Triestes, dhe në sipërfaqen e ujit u vunë re njolla, që dyshohet se vinin nga derdhja e naftës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top