Kthimi i sigurisë dhe stabilitetit në Gjirin Persik kërkon “garanci të besueshme” për Iranin kundër çdo sulmi të mëtejshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, tha dje Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, duke shtuar se SHBA-të “po sillen si piratë dhe terroristë”.
Gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Bahreini, dhjetëra vende dënuan Iranin për kontrollin e tij të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore strategjike për eksportet e hidrokarbureve nga shtetet e Gjirit në pjesën tjetër të botës.
Duke folur mandej për shtypin, Iravani u ankua se kritikat ishin përqendruar ekskluzivisht te Irani, duke mos përmendur bllokadën detare të Uashingtonit.
“Shtetet e Bashkuara po sillen si piratë dhe terroristë, duke kërcënuar anijet tregtare me kufizime e frikë, duke terrorizuar ekuipazhet, duke rrëmbyer ilegalisht anije dhe duke marrë peng anëtarët e ekuipazhit”, tha diplomati iranian. “Megjithatë, midis atyre që shprehën shqetësim për sigurinë e transportit ndërkombëtar detar, askush në takimin e sotëm nuk guxoi të përmendte ose dënonte këto akte terroriste.”
























