E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Astra-Zeneca nis tërheqjen e vaksinave anti-covid nga tregu: “Qemë tepër krenarë për të, por ishte një vendim komercial”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Astra-Zeneca nis tërheqjen e vaksinave anti-covid në treg: “Qemë tepër krenarë për të, por ishte një vendim komercial”

Pas më shumë se tre miliardë dozave, vaksina Oxford-AstraZeneca ndaj Covid-19 po tërhiqet  nga tregu. Në deklaratat e tyre, përfaqësuesit e kësaj kompanie, kanë deklaruar se qenë krenarë për produktin e nxjerrë, porse vendimi për ta hedhur në treg aq shpejt, kishte qenë një vendim komercial.

Vaksina AstraZeneca u vlerësua për shpëtimin e shumë jetëve gjatë pandemisë, por nuk munguan gjithashtu prej saj as mpiksjet e gjakut me përfundime fatale për jetën.

Teksa të tërë përpiqeshin të zbulonin vaksinën gjatë pandemisë së Covid-19-s, shkencëtarët e Oksfortit e krijuan këtë vaksinë në një kohë rekord. Një proces që normalisht kërkonte 10 vjet kohë, u përshpejtua në dhjetë muaj.

Në nëntor të 2020-s, ajo u shpall si “vaksina që do të shpëtonte botën”, pasi qe shumë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur se vaksinat e tjera të Covid-19.

Kujtojmë se në Shqipëri një pjesë e madhe e popullsisë janë vaksinuar me këtë vaksinë, e po ashtu ka pasur edhe raste të përfolura për mpiksje gjaku menjëherë pas bërjes së saj, për të cilat nuk dihet nëse institucionet përkatëse kanë mbajtur statistika./ MetropolPost.al

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top