E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Dorëhiqet qeveria hollandeze, pas një skandali me “fondin e fëmijës”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është dorëhequr ditën e sotme qeveria hollandeze kryesuar prej liberalit Mark Rutte. Motivi ka qenë një skandal  lidhur me ndihmën ekonomike, dhënë nga qeveria për prindërit në vështirësi, që shpinin fëmijët në qendrat e kujdesit ditor. Rreth 26 mijë prindër, u akuzuan me pa të drejtë se kishin mashtruar qeverinë lidhur me këtë ndihmë.

Sipas hetimit zyrtar, u tha se ministrat, nëpunësit, parlamenti e madje edhe gjykatësit kishin pasur rol në këtë skandal, duke lënë ata të pafuqishëm për të reaguar ndaj kësaj akuze.

\n\n

Ministrat e qeverisë Rutte III, do qëndrojnë në postet përkatëse deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që mbahen më 17 mars, por nuk do të kenë të drejt vendimesh.

Lidhur me menaxhimin e situatës së koronës në vend, Mark Rutte u shpreh se ajo do vazhdojë të jetë nën kontroll, pavarësisht dorëheqjes së qeverisë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top