E martë, 26 Maj, 2026
Bota

E BEFTË/ Macron shpërndan parlamentin. Shpall zgjedhjet e reja në Francë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas humbjes së thellë në garën europarlamentare, Makron shpall zgjedhjet e reja në Francë

Presidenti francez, Emanuel Makron, njoftoi të hënën shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pasi partia ultradjathtiste në vend fitoi bindshëm ndaj “Rilindjes” ku ai aderon dhe ndaj bllokut centrist që mbështeti në BE. Zgjedhjet e reja do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik në dy raunde.

Emanuel Makron, president i Francës:

“Pasi jam konsultuar me përmbajtjen e Nenit 12 të Kushtetutës sonë, kam vendosur t’ju jap juve zgjedhjen përmes votës për të ardhmen e parlamentit tonë. Prandaj sot do të shpërndaj Kuvendin Kombëtar. Pas pak çastesh do të firmos dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve legjislative, të cilat do të mbahen më 30 qershor raundi i parë dhe më 7 korrik, i dyti.

Mësimi kryesor është i qartë: ky nuk është një rezultat i mirë për partitë që mbrojnë Europën, edhe për shumicën presidenciale.

Në këtë situatë unë nuk mund të dorëzohem. Rritja e nacionalistëve dhe e demagogëve është rrezik jo vetëm për kombin tonë, por edhe për Europën tonë dhe për vendin e Francës në Europë e në botë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top