E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Rusi: vazhdojnë protestat në mbështetje të Alexei Navalny-t, kritikut më të fortë të Putin-it

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Qindra-mijëra njerëz kanw vijuar të protestojnë në mbarë Rusinë, për lirimin e Alexei Navalny-t, kritikut më të madh të Putinit në Rusi, i cili u arrestua thuajse dy javë më parë sapo shkeli tokën ruse, pas kthimit nga Gjermania, ku u strehua të merrte veten pas helmimit me gjasa nga shërbimet sekrete ruse.

Duket se një pjesë e mirë e njerëzve kanë marrë edhe më tepër zemër prej mbështetjes që Bashkimi Evropian u ka dhënë protestave, duke i bërë thirrje Putinit, të mos i arrestojë protestuesit, por t’i lejojë njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestuar, pa pasur frikën e arrestimit.

Ashtu si dhe më parë, Josep Borrell, një nga krerët më të lartë të diplomacisë evropiane, i ka bërë thirrje Putin-it që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare në këtë drejtim.

Deri më tani, nga protestat për lirimin e Navalny-t, sipas medieve të huaja, janë arrestuar thuajse 4000 veta.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top