Është ndarë nga jeta në fushë ditën e sotme, kapiteni i skuadrës së Egnatias, 28 vjecari ganez Raphael Dwamena, gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.
28 vjeçari është këputur pa ndjenja në fushë teksa luante, ndërkohë që teksa e transportonin për në spital, u largua përfundimisht nga kjo jetë.
Ajo që dihet, është se Raphael Dwamena vuante prej problemeve kardiake. Mjekët madje ia kishin ndaluar që ai të luante më në fushë, por ai kishte vendosur të mos tërhiqej e të vazhdonte, duke instaluar një defibrillator në zemër.
Pas goditjes së parë në zemër, Dwamena luajti më tej për BSC Old Boys dhe Egnatian, ku edhe u mbyll tragjikisht sot karriera e tij, në minutën e 24′, në ndeshjen kundër Partizanit.