.
Këtë të mërkurë, më 15 nëntor, hap dyert për të tërë dashamirësist e librit, Panairi i 26 i Librit, I cili do të mbahet pranë Pallatit të Kongreseve.
Ky panair do të zgjasë pesë ditë, deri më 19 nëntor, dhe do të sjellë për të pasionuarit pas librit, tituj të shumtë në të tëra zhanret librore.
Ashtu si dhe vitet e tjera, edhe këtë vit ndihet angazhimi i botuesëve për të sjellë tituj sa më cilësorë, si në lëmin e përkthimit, ashtu edhe atë të titujve të rinj nga autorët vendas.
Në fund të këtij panairi, juria, e përbërë kësaj radhe prej Arta Marku, kryetare, Aristotel Spiro, Enkel Demi, Erion Kristo, Monika Stafa do të ndajë edhe çmimet për librin më të mirë shqip, librin për fëmijë, për librin më të mirë studimor e përkthimin më të mirë.