E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Kulturë

Më në fund një lajm për kulturën! Nis festivali i teatrit onlajn, Zhusti, fton publikun ta ndjekë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Aktori i njohur shqiptar Viktor Zhusti, sapo ka ftuar prej fejsbukut të tij mbarë publikun, që të ndjekë një festival teatror ndryshe kësaj here, pa u takuar e pa duartrokitur artistët, dhe pa e ndjekur shfaqen nga salla. Nesër, njofton ai, nis festivali teatror onlajn ‘Moisiu on’, ku mes shfaqeve të tjera do përshëndesë edhe drama ‘Kush e solli Doruntinën’ bazuar në romanin e Kadaresë me të njëjtin titurll, ku luan edhe aktori që tani nuk rron më Bujar Lako.

Në këtë situatë thotë Zhusti në videon e tij, teatri më kujton lulen që mbin në gur, por së cilës ia kam zilinë për forcën që mbart.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top