E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Ceremonia e nisjes së “Defender Europe 21″/ Rama dhe Meta ndërpresin transmetimin onlajn të fjalës së njëri-tjetrit

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është reflektuar edhe në ceremoninë e nisjes së stërvitjes së Defender Europe 21 në Durrës,   mëria dhe mosmarrëveshja e krerëve të lartë të shtetit shqiptar, Edi Rama dhe Ilir Meta, të pranishëm aty për fjalën e rastit, por edhe për shkak se presidenti Meta, është edhe kreu i Forcave të Armatosura Shqiptare, të cilat do të jenë pjesë e stërvitjes së bashku me trupat e tjerë të NATO-s

Teksa Rama e ka transmetuar direkte ceremoninë e mbajtur qysh nga çasti i hapjes, duke e ndërprerë transmetimin në çastin e nisjes së fjalës së Metës, Meta nuk ka transmetuar në faqen e tij asgjë përpos fjalës së vet, dhe hiç gjë nga ajo e oficerëve të lartë të NATO-s, ambasadores amerikane Yuri Kim apo Edi Ramës.

Kujtojmë se jo më shumë se sa një javë më parë, thuajse dy ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vend, Presidenti Meta e akuzoi ambasadoren Kim se po ndërhynte në punët e Shqipërisë, duke mbajtur anën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Ramës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top