E martë, 26 Maj, 2026
Vendi

Parashikimi i motit për javën

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, kjo javë parshikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Rreshjet e shiut do jenë prezente gjatë gjithë javës, me përjashtim të ditës së premte, ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët. Në lartësine mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje, rreshjet do të jenë në formën e dëborës.

Dita e fundit e viti 2020, parashikohet të jetë e vranët dhe me rreshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradulisht rreshjet do të humbasin intensitet, duke marrë karakter lokal.

Dita e parë e viti 2021, parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ditën e hënë dhe ditën e martë parashikohet të jetë më intensive, dhe në zonën veriore si dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top