E shtunë, 27 Qershor, 2026
Lajme

Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor: “Rikthim në autoshkollë, nëse humbet të gjitha pikët”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pak ditë më parë, Parlamenti Shqiptar miratoi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, ku, sipas projektligjit në fjalë, ndryshojnë disa gjëra, mes së cilave, kolaudimi i makinës, i cili bëhet tashmë  çdo dy vjet për mjetet me kilometër;

  • rritja e vlefshmërisë  së kualifikimit në testin e teorisë, nga 6, shkon në 12 muaj
  • rikthimi në autoshkollë nga e para nëse humbet të gjitha pikët
  • Çertifikimi prej MIE-DPSHTRR i materialeve me të cilat do të mësojnë shoferët e rinj
  • si edhe shumë elemente të tjera, si shtimi i afatit për ndryshimin e pronësisë së mjetit, që bëhet 30 ditë, pastaj më pas gjobitesh, apo futja e masës këshilluese, pa gjobë, me pasqyrim në sistem për kundravajtjet e lehta dhe pa pasoja të herës së parë.

Projektligji i miratuar pritet të hyjë në fuqi, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top