E martë, 2 Qershor, 2026
Lajme

Rama për hapjen e negociatave: “Europa dritëshkrurtër dhe disi hipokrite, sepse Shqipëria e meriton të hyjë në rrugën e negociatave”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

E ka cilësuar dritëshkrurtër dhe disi hipokrite qasjen e Europës ndaj Shqipërisë, sa i takon hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, kreu i qeverisë Edi Rama, i cili në një intervistë për gazetaren Giorgia Orlandi, në emisionin “Global Conversation”, tha se Europa për shqiptarët është  testament nga të parët e po ashtu edhe një detyrim ndaj brezave që vijnë.

Ne këtë hap duhej ta ndërmerrnin shumë kohë më parë, tha Rama gjatë intervistës, e sërish e sërish, por kjo nuk ndodhi për shkak të dinamikës së brendshme në Këshillin Europian dhe ne shpresojmë se tani do të jetë rasti. Nëse edhe kësaj here nuk do të ndodhë, ne do të vahdojmë të punojmë, sepse Europa  për ne nuk është një destinacion politik apo një objektiv, është një fe, dhe askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri. Europa është një testament, e po ashtu edhe një amanet ndaj fëmijëve tanë.

Natyrisht, zhgënjimet kanë qenë vijuese dhe Europa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do vazhdojmë t’i bëjmë.

Sa i takonte ndikimit të aktorëve të tjerë në politikat e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se nuk shihte ndonjë rrezik për Shqipwrinë, pasi shqiptarët janë tejet fanatikë pas Evropës.

Duke mos qenë i integruar në BE, tha Rama, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri, që u ofron tërheqje dhe shanseve aktorëve të tjerë, të tretëve, që nuk kanë të njëjtat qëllime dashamire dhe të njëtat vlera dhe parime që ofron BE. Për Shqipërinë nuk shoh ndonjë rrezik, sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për Perëndimin dhe Bashkimin Europian. Vendet e tjera, kanë më shumë lidhje me këta aktorë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top