E mërkurë, 27 Maj, 2026
Shëndetësi

Situatë e trishtë nga covid-19. Humbasin jetën 20 persona, infektohen 916 të tjerë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë humbur jetën 20 persona dhe janë infektuar edhe 916 të tjerë. Këto kanë qenë shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, e cila në buletinin e ditës së sotme njofton se numrin më të madh të të saporekurëve e ka Tirana me 445 raste, e ndjekur nga Vlora me 44, Fieri dhe Kavaja me 35 etj.  

Po sipas këtij buletini, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç

Aktualisht, thuhet në njoftimin e Ministrisë, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top