E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Bronkioliti, çfarë është dhe si kurohet

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Bronkioliti, është sëmundja më e shpeshtë që prek foshnjat dhe fëmijët. Bëhet fjalë për një infeksion viral, që përfshin pjesën fundore të bronkeve, të ashtuquajturat bronkiole terminale, duke shkaktuar inflamacionionin e tyre. Ftohja, kolla dhe frymëmarrja e me vështirësi tek fëmijët shumë të vegjël, mund të jenë shenjat e para paralajmëruese që duhen monitoruar me kujdes. Prek fëmijët nën 2 vjeç, e në shumicën e rasteve që vitin e parë të jetës (me raste quhet bronkioliti i të porsalindurit). .

Shkaqet e bronkiolitit - Infeksioni shkaktohet prej një virusi, siç ndodh me një ftohje të zakonshme, kryesisht gjatë ndryshimit të stinëve: periudha e vitit me përhapje maksimale për bronkiolitin është, në fakt dimri, nga nëntori deri në mars.   Shkaktari kryesor i bronkiolitit është Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV), por  në të mund të përfshihen edhe viruse të tjerë, duke përfshirë gripin, parainfluenzën, adenoviruset dhe metapneumoviruset.  Këta mikroorganizma në shumicën e fëmijëve më të rritur dhe të rriturve nuk japin asgjë më shumë se simptoma banale të ftohjes ose gripit, megjithatë në fëmijët shumë të vegjëla, mund  shkaktojnë bronkiolitin.

Simptomat e bronkiolitit - Simptomat e bronkiolitit janë shumë të ngjashme me ato të të ftohtit (hundë e bllokuara, mukoza dhe teshtitja), por bronkioliti ka një ecuri të shpejtë dhe degjeneron brenda pak orësh. Ndonjëherë mjaftojnë vetëm 2 ose 3 orë, që frymëmarrja të bëhet e sikletshme, e përshpejtuar dhe e zhurmshme, me fishkëllima të veçanta, të shoqëruara me kollë.

Diagnoza - Për të diagnostikuar bronkiolitin, mjafton një ekzaminim i plotë pediatrik, duke përfunduar ndoshta me matjen e oksigjenit në gisht. Duke marrë parasysh moshën e fëmijës, sezonalitetin e viruseve dhe shenjat e lodhjes së frymëmarrjes, është e mundur të diagnostikohet bronkioliti dhe të përshkruhet terapi adekuate. Rrezet X mund të jenë të dobishme kur gjendja është veçanërisht e rëndë ose nuk ka shenja përmirësimi ose kur ekziston dyshimi i bazuar mirë për komplikime të frymëmarrjes, si pneumonia, për të cilat është e nevojshme të fillohen terapi të mëtejshme.

Kura për bronkiolitin – Në shumicën e rasteve sëmundja zgjidhet spontanisht brenda pak ditësh, me pak vëmendje shtesë nga prindërit. Rekomandimet janë të thjeshta: mbaiani hundën të lirë duke i pastruar sekrecionet dhe sigurohuni që fëmija të ushqehet dhe hidratohet normalisht nga goja.
Shtrimi në spital është i rrallë dhe kërkohet vetëm për raste të rënda.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top