E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Manikyri xhel/ BE ndalon dy substanca: “Të dëmshme për riprodhimin njerëzor”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Duke filluar nga 1 shtatori, Bashkimi Evropian po prezanton një kufizim të ri që do të ndryshojë peizazhin e produkteve të thonjve.

Dy kimikate që përdoren zakonisht në manikyrët me xhel dhe gjysmë të përhershëm, Oksidi i trimetilbenzoil difenilfosfinës (TPO) dhe dimetiltolilamina (DMTA), janë shtuar në listën e përbërësve të ndaluar në kozmetikë dhe do të ndalohen në të gjithë BE-në, sepse klasifikohen si të supozuar toksikë për riprodhimin njerëzor.

Vendimi është pjesë e përditësimit të Shtojcës CLP, e cila përcakton rregullat për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e substancave dhe përzierjeve të rrezikshme në Bashkimin Evropian.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top