“Mungesa e vitaminës D tek nëna, mund shtojë rrezikun e spektrit autik tek djemtë”. Ky është përfundimi, ku kanë mbërritur dy profesorët Darryl Eyles dhe Asad Ali, të Queensland Brain Institute, sipas së cilëve, mungesa e vitaminës D tek nëna, shkakton rritjen e testosteronit në zhvillimin e trurit të fëmijës mashkull.
Shkaku biologjik i spektrit autik nuk është zbuluar ende, por ne tregojmë se një nga faktorët e riskut – mungesa e vitaminës D – provokon shtimin e testosteronit në trurin e fetusit mashkull, e po ashtu edhe në gjakun e nënës dhe në lëngun amiotik, është shprehur profesor Eyles.
Përveç rolit që ka në thithjen e kalciumit, vitamina D është thelbësore edhe në shumë procese zhvillimi. Studimi ynë tregon se mungesa e kësaj vitamine tek fetuset meshkuj, bën që tek ta të mos veprojë një enzimë që ul testosteronin.
Vitamina D është tejet e rëndësishme për zhvillimin e trurit, dhe luan një rol të rëndësishëm në të. Dhënia saj miusheve shtatëzëna, parandaloi krejtësisht shenjat e ngjashme me autizmin tek të vegjlit e tyre.
Bashkëautori i tij, doktor Ali, thotë se më parë ishte dyshuar që ekzpozimi i trurit ndaj hormoneve seksuale, mund të ishte një nga faktorët e çrregullimit të spektrit të autizmit, por motivet nuk kishin qenë dhe aq të qarta.
Vtiamina D, u shpreh ai, përfshihet në shumë procese që kontrollojnë hormonet seksuale. Dhe nëse nënat kanë pasur një regjim me një mungesë të theksuar të vitaminës, D, truri mashkullor është ekspozuar ndaj niveleve të larta të testosteronit.
Sipas professor Eyles, ky është studimi i parë që hedh dritë në këtë drejtim, dhe tani do qe mirë të shihnin edhe faktorët e tjerë që mund të ndikonin në këtë drejtim, si stresi i nënës, apo hipoksia – mungesa e oksigjenit.