E martë, 26 Maj, 2026
Stil Jete

Nuk i propozon pas tetë vitesh lidhje: e reja hedh në gjyq partnerin

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Duket disi e çuditshme, por ja që ka ndodhur: një vajzë 26 vjeçare ka hedhur në gjyq partnerin e saj 28 vjeçar, për shkak se ai nuk e kishte propouar për martesë, duke i humbur kështu kohën e saj më të vyer.

Lajmi ka bërë xhiron e botës dhe, sipas mediave të huaja, e reja qe lodhur duke pritur tetë vite të fejuarin, dhe babanë e fëmijës njëkohësisht, ndaj e akuzoi se i kishte hidhëruar vitet e jetës me mosmbajtjen e premtimit që   ai kishte bërë.

Nuk është aspak serioz, mësohet të jetë shprehur në gjyq ajo, dhe unë meritoj të di se si do të jetë e ardhmja jonë.

Djaloshi qe mbrojtur me duke thënë se nuk qe ende gati financiarisht për të përballuar një martesë, dhe e kishte akuzuar nga ana e tij të fejuarën – e cila rrinte tek prindërit, – se nuk i kushtonte aspak  vëmendje atij.

Në këto pozita, gjykatësi i ka thënë vajzës se nuk ka ç’të bëjë, përderisa ata nuk janë të celebruar  zyrtarisht, duke e lënë atë, në një farë mënyre, tejet të zhgënjyer.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top