E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Stil Jete

60 vjetori i Dianës së Anglisë. Zbulohet statuja për nder të saj (foto)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Me rastin e 60 vjetorit të lindjes së princeshë Dianës, është zbuluar në Sunken Garden të Pallatit Kesington, statuja  në kujtim të saj,. Të pranishëm ishin dy djemtë, Harry dhe William, e po ashtu edhe të afërmit e Dianës.

Skulptura e punuar prej skultorit Ian Rank Brodley, e paraqet Dianen me tri fëmijë, dy prej të cilëve pa këpucë, e njëri me flokë të shkurtër, stili afrikan.

Referuar një kartolineje zyrtare të Dianës, dërguar për Krishtlindjet e ’93-it, të parat pa Çarlsin, ku ajo shfaqet veshur njësoj si në skulpturë, prej imazhit janë zhvendosur dy bijtë e saj, për  t’u zëvendësuar me tri fëmijët, gjë që, sipas Pallatit është bërë “për të dëshmuar universalitetin dhe ndikimin që pati puna e Princeshës tek brezi në fjalë”

Sipas mediave angleze, dy vëllezërit  i harruan për pak grindjet e tyre dhe ceremonia, sipas të pranishëme, qe tejet mallëngjyese e dinjitoze.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top