E enjte, 18 Qershor, 2026
Stil Jete

Tea i kthehet Olsës, autores së “Përputhen”: “Boll më zhyte në humnera siç na ke zhytur. Shpirti im e di se çfarë po heq!”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Vajza aq e përfolur tashmë, për një lojë të dyfishtë me partnerët në emisionin “Përputhen” në Top Channel, ka publikuar një video në you tube, ku i adresohet autores së programit Olsa Muhametit, duke e akuzuar për manipulime situatash mes të rinjëve, dhe përdorimin e protagonistëve të lojës, për përfitime të ardhurash nga përdorimi i tyre nëpër reklama biznesesh.

Ti na përdore Olsa, thotë mes të tjerave ajo në videon sa më poshtë, që të fitoje nga reklamat e bizneseve. Boll na zhyte nëpër humnera siç ke bërë, se shpirti im e di seç po heq! Boll i manipulove situatat…

Nuk dihet nëse autorja e programit e ka vendosur e vetme një sjellje të tillë me protagonistët e emisionit, apo kjo ka qenë një politikë e vet medias ku transmetohet ky emision.

Ajo që dihet dhe shquhet qartazi, është që protagonistët e këtij emisioni, rrezikojnë bien në depresion, për hir të manipulimeve autoriale.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top