E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Covid-19: Vitamina D funksionon!

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, konfirmon edhe një herë në bazë të studimeve më të fundit, se vidamina D, është e efektshme në parandalimin dhe pakësimin e rrezikut tek të prekurit nga covid-19.

Teksa i referohet një studimi kryer në Barcelonë të Spanjës, ku mjekët kishin testuar efektet e vitaminës D mbi 930 të shtruar në spital me covid, 550 pacientë të  rastësishëm, dhe 379 të tjerë po të rastësishëm që nuk kishin marrë vitaminën D, ai shpjegon se rezultatet e arritura nga përdorimi i vitaminës D, kishte qenë tejet mbresëlënës, duke sjellë 82% ulje të rrezikut për shtrimin në terapi intensive dhe 64% ulje të rrezikut të vdekshmërisë.

Ndërkaq, po sipas këtij studimi, personat me sasi normale të vitaminës D, kishin pasur në momentin e shtrimin 55% ulje për shtrim në terapi intensive dhe 63% ulje të rrezikut për vdekje.  

Statusi i plotë i epidemiologut Alimehmeti.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top