E premte, 9 Tetor, 2026
Politikë

Krijohet ministria për administratën publike. Një tjetër burokraci për të rregulluar burokracinë

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e Ministrisë për Administratën Publike, një ministri me portofol të sajin, të cilën e ka cilësuar si një nga prioritetet qendrore të qeverisë dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Rama tha se Ministria për Administratën Publike do të drejtohet nga Adea Pinderi, e cila aktualisht është ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

“Dua ta ndaj me ju sot që do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes europiane të Shqipërisë”, deklaroi Rama.

Mobileri

Rama tha se Pinderi ka qenë e angazhuar në ptrajtimin e çështjeve që lidhen me administratën publike dhe shprehu besimin se puna e deritanishme do të shërbejë si bazë për ngritjen e një institucioni model.

“Kam shumë besim që me këtë bazë që është ndërtuar, me çdo gur kilometrik që ke vendosur, do të arrish që Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë ta kthesh në një institucion model, siç duhet të jetë model administrata publike”, deklaroi Rama.

Kujtojmë që Rama e ka bërë një premtim të tillë kur erdhi në pushtet më 2013-n, një premtim që edhe pas katër mandatesh, duket i ende i parealizuar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top