E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Bota

Nis vaksinimi anti-covid në të 50 shtetet e Amerikës. Me gjasa, fillimi i fundit të pandemisë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është miratuar në nivel shtetëror në Amerikë, përdorimi i vaksinës Pfizer  ndaj covid-19. Shpërndarja e saj ka nisur këtë të hënë në të 50 shtetet e saj, përfshi edhe  Nju Jorkun, dhe vaksinimi pritet të nisë së shpejti.

Vaksina zhvilluar prej prodhuesit farmaceutik Pfizer me seli në Manhatan dhe kompanisë gjermane BioNtech, u autorizua për përdorim emergjence  të premten në mbrëmje nga  Autoriteti i Ushqimit dhe Barnave amerikane, duke i dhënë udhë kështu, përpjekes më të madhe të vaksinimit në historinë e Amerikës.

Rreth 2.9 milionë doza do shpërndahen këtë javë, për fazën e parë të vaksinimit, kurse 2.9 milion doza të tjera, do të mbahen për dozën e dytë, e cila do merret tri javë pas së parës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top