E shtunë, 27 Qershor, 2026
Bota

Angela Merkel: nevojitet krijimi i një unioni shëndetësor europian. Pandemia na tregoi ç’mund të përmirësojmë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh pas një takimi në Bruksel, se vendeve europiane u nevojitet krijimi një unioni shëndetësor europian.

Pandemia na tregoi shumë se ç’mund të përmirësonim, u tha ajo gazetarëve të pranishëm në takim, por edhe pse gjatë saj ndërveprimi mes vendeve europiane është përmirësuar, sërish ka shumë për të bërë.

 Kancelarja Merkel u shpreh mes të tjerave se falënderonte së tepërmi Ursula von der Leyen, së cilës, pikërisht në kulmin e pandemisë, i qe dashur të merrej me një grup heterogjen krerësh shtetesh e qeverish.

Në fillim kishte shumë konfuzion, mësohet të ketë thënë Merkel, dhe shumë mënyra të reagimit ndaj virusit. Tani koordinimi është përmirësuar dhe mban vulën e Komisionin europian. Koordinimi për vaksinat është një shembull i mirë i kësaj.

Kujtojmë se gjashtë muajt e fundit, Gjermania ka pasur radhën e presidencës në Këshillin Evropian.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top