E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Australi/ Pasagjeri nduk stuardesën, aeroplani detyrohet të devijojë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Një fluturim i linjës së avioneve “Qantas” nga Melbourne i Australisë me destinacion Dallasin, ka qenë i detyruar të devijojë për shkak të një arsyeje krejt të pazakontë.

Sipas raporteve të mediave lokale, menjëherë pas ngritjes, një pasagjer nduku një stuardesë, dhe për hir të kësaj aeroplani bëri një ndalesë të paplanifikuar në Papeete, kryeqytetin e Polinezisë Franceze.

Sipas transmetuesit australian ABC dhe mediave të tjera, burri u ndaluar nga pasagjerët e tjerë para se të ulej dhe sapo mbërritën u dërgua në paraburgim prej autoriteteve lokale. Pas arrestimit të tij, aeroplani u furnizua me karburant dhe u nis i sigurt për në Shtetet e Bashkuara.

Sipas deklaratës së linjës aerore, motivet që e çuan burrin të kafshonte stuardesën ende po sqarohen, “Qantas” është duke mbajtur një qëndrim të prerë, duke njoftuar se pasagjerit i janë ndaluar të gjitha fluturimet me të. “Siguria e klientëve dhe stafit tonë është përparësia jonë kryesore dhe toleranca jonë eshtë zero për sjellje kërcënuese ose agresive në bord”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top